Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
47 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
8 °
Sht
4 °
Die
0 °
E mërkurë, 19 Janar, 2022
spot_img

Gjykata e Posaçme lë në burg pedagogun e Akademisë së Sigurisë dhe policin që donte të bëhej “Nënkomisar” për 4,000 euro

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) lë në burg pedagogun e Akademisë së Sigurisë dhe një efektiv që donte të merrte Gradën “Nënkomisar” me rryshfet. Prapa hekurave do qëndrojnë pedagogu Qetësor Gurra dhe polici Dritan Lelaj.

  • Qetësor Gurra, akuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”; – Është dhënë “Arrest në burg”.
  • Dritan Lelaj, akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, – Është dhënë “Arrest në burg”.

Sipas SPAK, efektivi i Policisë i ka dhënë 4,000 euro pedagogut Qetësor Gurra që ky i fundit të ndikonte te persona të tjerë për t’i dhënë atij Gradën “Nënkomisar”.

Shtetasi Dritan Lelaj ka ofruar/premtuar një vlerë monetare në shumën 4.000 euro që përbëjnë përfitim të parregullt, në kuadër të proçedurës së provimit në Akademinë e Sigurisë Tiranë, si dhe ka përdorur dokumente të falsifikuara në procesin e provimit.

Ndërsa shtetasi Qetësor Gurra dyshohet se ka kërkuar/pranuar përfitim të parregullt për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek punonjës shtetërorë për të favorizuar shtetasin Dritan Lelaj në lidhje me provimin, për fitimin e gradës “Nënkomisar”, të zhvilluar në datën 27.10.2021 në ambjentet e Akademisë së Sigurisë”, njofton SPAK.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img