Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

Gjykata e Posaçme lë në burg Leonard Palushin, shefin e krimeve që bashkëpunonte me kriminelët

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Kam bërë vetëm detyrën, ndoshta kam bërë më shumë se duhet.” Kështu është shprehur Lonard Palushi para togave të zeza në gjyqin për masat paraprake që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme.

Shefi i Krimeve i transferuar nga Elbasani në Lezhë, akuzohet se ka bashkëpunuar me bandat kur ishte në Elbasan dhe ka ndikuar qëllimisht në devijimin e hetimeve në rrugë të gabuar. GJKKO me kërkesë të SPAK ka dhënë mesditën e sotme masën e sigurisë “Arrest me burg”.

albsig

Ndërkohë avokati ka kërkuar që të merret në mbrojtje familja e policit pasi ndihet e rrezikuar. Sipas palës mbrojtëse, Leonard Palushi ka marrë pjesë në më shumë se 20 operacione policore dhe marrja në mbrojtje e familjes së tij është e nevojshme.

Prangosja e tij u bë në të njëjtën ditë kur SPAK dhe Policia po zhvillonin operacione në katër qarqe për arrestimin e bosëve të krimit. Dëshmia e Nuredin Dumanit ka hedhur dritë dhe mbi ngjarjen ku akuzohet se është përfshirë shefi i krimeve.

Leonard Palushi një vit më parë u ndodh në një aksion anti-kanabis ku mbeti i vrarë kolegu i tij Saimir Hoxha. Ky i fundit u qëllua për vdekje nga i riu Aldi Rama, gjatë një kontrolli në Kune-Vain të Lezhës.

Pjesë nga dosja ku akuzohet si i përfshirë Leonard Palushi

Me porosi të Erjon Alibej, Nuredin Dumani ka organizuar dhe koordinuar veprimet që arma e krimit e përdorur në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani të vendosej në një parkim në pronësi të shtetasit Seit Manhasa, pasi Manhasat ishin shokët e Talos dhe ishin qitësa. Sipas Nuredinit, Erjoni donte që të krijonin konflikt midis Manhasave dhe grupit të Talos.

Henrik Hoxhaj me porosi të Nuredinit e ka lënë armën e krimit tek pishat ku kalon kthesat në Cërrik, ku është një vend që ndodhet një lokal në krahun e sipërm të rrugës ka argjinaturë (mur mbajtës). Nuredini i ka treguar shtetasit Klevis Kapllani vendin se ku ishte fshehur arma dhe Klevisi pas dy tre ditëve ka vajtur ka marrë këtë armë dhe e ka çuar dhe vendosur tek servisi i Manhasava.

Sipas Nuredin Dumanit, pas vendosje së armës ka qenë Erjoni ai i cili ka njoftuar një shef krimesh i cili ishte i lidhur me të për vendndodhjen e armës. Dhe shefi i krimeve është pikërisht Leonard Palushi, i cili ka pranuar dhe vetë se kishte njohje me Erjon Alibej.

Nga hetimet e kryera rezulton se informacionin në lidhje me vendndodhjen e kësaj arme e ka marrë shtetasi Leonard Palushi i cili më pas ka informuar Drejtorin e Policisë Vendore Elbasan zotin Arjan Muça dhe ky i fundit zëvendësin e tij Alket Shatro i cili më pas ka vajtur në vendin e ngjarjes ku është gjetur edhe pistoleta në fjalë. Rezulton se Leonard Palushi ka patur lidhje me shtetasin Erion Alibej. Palushi.

Dëshmia e shefit të krimeve Leonard Palushi për armën:

I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të hetimit ndër të tjera ka shpjeguar se:

“Në datën 20.07.2020, kur ka ndodhur vrasja e shtetasit Emiljano Ramazani ka qenë me pushime vjetore. Edhe pse me pushime jam munduar të interesohem për zbulimin e vrasjes së Emilano Ramazanit. Disa ditë pas ngjarjes, edhe pse ishte me pushime, në Yzberisht, te dyqani “Ozone Elektronic” rreth orës 10:00 ose 11:00 të paradites më është afruar një shtetas me maske covidi dhe kapelle, rreth 170 cm dhe rreth të 50-tave. Më ka takuar dhe më ka informuar se, tek servisi i Manhasave mbahet e fshehur një armë që është përdorur te vrasja e Milit. Mu drejtua duke më thënë mua nuk më ke parë asnjëherë. Eca rreth 2 – 3 hapa në drejtim të këtij shtetasi por ndërkohë në trotuar erdhi dhe një person tjetër. Ndalova pasi nuk isha i sigurt se çfarë do ndodhte.

Të dy bashkë u larguan në drejtim të rrugës kryesore te Unaza e Re. Më vonë komunikova me Drejtorin e Policisë Arjan Muça, i kam thënë se, më ka ardhur një person dhe më ka takuar në Tiranë dhe më ka thënë se arma e ngjarjes së Emiljanos është te Manahasat. Dua të sqaroj se në bisedën e bërë me Drejtorin e Polcisë Arjan Muça kemi patur dyshime se ky informacion mund të jetë i sajuar, por përsëri duke gjykuar se aty mund të kishte armë do ishte ndihmë për zbulimin e autorëve të ngjarjes, pra mund të kishte gjurmë ADN-je.”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img