
Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri, nuk e ndal këtu betejën e tij me drejtësinë, sepse ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë pasi Gjykata e Posaçme e Apelit ktheu dosjen e tij për rigjykim.
Sipas Gjykatës së Posaçme, Prokuroria ka ngritur akuza të reja për ish-ministrin dhe dhe ka gabuar në rikualifikimin e veprës penale.
Madje, sipas Apelit të Posaçëm, Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela nuk u është lënë mundësia të mbroheshin.
Tahiri ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë vetëm për ‘shpërdorim detyre’, akuzë që u konvertua në 3 vite shërbim prove, dhe teksa pritej të shpallej i pafajshëm nga Gjykata e Apelit me vendim të formës së prerë, kjo e fundit e ka kthyer sërish mbrapsht çështjen.