Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar këtë të shtunë masat e sigurisë për 10 të arrestuarit e operacionit të drogës në Frakull të Fierit. Dy ditë më parë, në shtëpinë e ish-kryekomunarit Viktor Çervanaku u sekuestrua 430 kg kokainë e tretur në pleh kimik.
- Viktor Refat Çervanaku
- Zenel Refat Çervanaku
- Denilson Viktor Çervanaku
- Enxhi Genci Ferhati
- Nikolin Vilajet Gjolena
- Klajdi Fatmir Vrioni (Kodra)
- Julian Dedë Malaj
- Redion Ali Meshi
- Bledar Pal Matoshi
- Marildo Pëllumb Rona
- Në kërkim: Kolumbiani Zaimir Rodrigez
Për të gjithë këta shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka miratuar kërkesat e SPAK dhe ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”. Ndërkohë, nuk ka asnjë detaj për shtetasin kolumbian, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen plehut kimik nga kokaina.
Zenel Çervenaku, personi që e ka porositur plehun kimik nga Kolumbia dhe që ka kompaninë Zenel Çervanaku/Person Fizik, ka pretenduar se nuk ka pasur asnjë dijeni për sasinë e lëndës narkotike nëpër thasë. Sipas tij, ka bërë porosinë vetëm për pleh organik.
Edhe personat e tjerë kanë patur qëndrim mohues para gjykatës dhe kanë pretenduar se nuk kanë asnjë dijeni për aktivitet të paligjshëm. Ndërkohë, avokatët mbrojtës kanë thënë se në shtëpinë ku janë gjetur thasët e plehut, nuk ka laborator kokaine, përderisa nuk ka një akt-ekspertim të plehut.

Prokurori i SPAK Adnan Xholi, i cili ka drejtuar hetimet, tha se këta persona po hetohen në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në një deklaratë për mediat, ai tha se asnjë gram nga ngarkesa e nisur nga Kolumbia nuk është prekur rrugës, duke shtuar çdo dyshim për rrjedhje informacioni apo dekonspirim.
“20 paleta me rreth 24 TON “pleh artificial”, brenda së cilës ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se përmban një sasi prej rreth 430 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila referuar shitjes në tregun me pakicë vlera e saj kap shifrën rreth 40 MILION euro”, tha Xholi dje.
Sasia me 24 ton pleh organik, në muajin maj 2022 pasi është ngarkuan në kontejner në Kolumbi, nëpërmjet një anije transporti është nisur për në portin e Pireut/Greqi, dhe ka mbërritur në fillim të korrikut 2022, e prej andej me anije transporti pas 3 ditësh është dërguar në portin e Barit të Malit të Zi, dhe në territorin shqiptar është transportuar me kamion në muajin shtator 2022.
Pasi është zhdoganuar ngarkesa me “pleh-organik”, nën koordinimin e vazhdueshëm të personave nën hetim është mundësuar zhvendosja e saj në ambiente të ndryshme në Shqipëri, dhe ditën e djeshme më datë 24 nëntor 2022, është bërë e mundur sekuestrimi i kësaj ngarkese në Farkë të Madhe Fier, thotë SPAK.
Dalin EMRAT: Këta janë 10 shqiptarët e arrestuar për kokainën në Fier, vlera, 40 milionë euro
Lexo edhe: Fotot e të arrestuarve për kokainën në Fier, publikohen dhe pamjet nga ajri të operacionit të SPAK