Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
1.5kmh
0 %
Sht
26 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim inceneratorin e Fierit, mes të akuzuarve dhe Lefter Koka e Alqi Bllako

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme ka pranuar dosjen e paraqitur nga SPAK dhe ka kaluar për gjykim rastin e inceneratorit të Fierit. Janë 10 persona që janë marrë të pandehur dhe tashmë do përballen me akuzat në gjyq, mes të cilëve dhe Lefter Koka e Alqi Bllako.

Pas gati tre orësh diskutime në sallë, mes të akuzuarve, avokatëve të tyre dhe përfaqësuesve të SPAK, është vendosur që të pranohen akuzat ndaj tyre dhe disa nga të pandehurit, të ndiqen në dy procese gjyqësore. Të paktën Koka dhe Bllako janë të akuzuar dhe në dosjen tjetër, atë të Elbasanit.

Në këtë seancë paraprake ish-deputeti Alqi Bllako ka kërkuar dhe një saktësim të akuzës ndaj tij, pasi ai nuk mund të cilësohet si zyrtar i lartë, por funksionar i lartë.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar akuzat e SPAK për zv.presidentin e FSHF-së, Arben Dervishaj. Ai akuzohej për korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorim detyre, por këtë akuza janë rrëzuar, duke bërë që ndaj Dervishajt të rëndojë vetëm ajo e korrupsionit me privatët.

Togat e zeza rrëzuan dhe kërkesat e avokatëve për më tepër kohë, për t’u njohur me akuzat e reja.

Akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale për inceneratorine  Fierit janë pushuar për dy shtetas, për Enver Sheshin i cili ka ndërruar jetë teksa priste vendimin në qelitë e paraburgimit dhe për shtetasin Robert Shabani, i cili është gjykuar me herët nga Gjykata e Tiranës.

Më shumë