Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Gjykata e Posaçme kalon në gjyq dosjen për vrasjen e babë e bir në Elbasan, i akuzuar Ardian Çapja dhe bashkëpunëtorët e tij

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kaluar për gjykim dosjen për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, babë e bir që u qëlluan për vdekje në shtëpinë e tyre. Kjo ngjarje ka ndodhur më datë 15 korrik të vitit 2012, në Elbasan.

Më datë 17.06.2021, SPAK paraqiti në gjykatë kërkesë për kalimin për gjykim të çështjes penale ndaj të pandehurve Ardian Çopja (Çapja), Florenc Çapja, Olsi Leka (alias Jorgo Leku) alias Giorgo Lekou, Ervis Bardhi, Klajdi Dokoli e Etjen Cani, të akuzuar per kryerje të veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, për vrasje të kryer ndaj dy viktimave Nezir Beqiri e Gentjan Beqiri (babë e bir).

Kjo çështje është e ndarë pasi dy nga të pandehurit, Florenc Çapja dhe Ervis Bardhi, nuk janë në Shqipëri. Ata janë arrestuar, respektivisht F.Çapja në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe E.Bardhi në në Greqi.

Më vete, Ardian Çopja akuzohet dhe për krimet “Mbajtja pa leje e arrmëve dhe municionit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 278 paragrafi 2 e 3 dhe 279 të Kodi Penal, për fakt penal të verifikuar më datë 29.03.2021, kur gjatë arrestimit të tij iu gjet dhe sekuestrua në banesë një armë zjarri automatike kallashnikov, 60 fishekë dhe një bajonetë metalike, të cilat i mbante pa leje në banesë.

Florenc Çapja dhe Ardjan Çapja, në vitin 2012, pretenduan se nuk kishin lidhje me krimin, pasi ditën e ngjarjes ndodheshin në Maqedoni dhe jo në Elbasan. Por 8 vite më vonë, njëri nga vrasësit me pagesë Ervis Bardhi, u zbulua nga një gjurmë gishti, që më pas solli pendimin e tij dhe bashkëpunimin me prokurorinë.

Bardhi tregoi se së bashku me Jorgo Lekun ishte paguar nga Ardjan e Florenc Çapja 50 mijë euro, në këmbim të vrasjes së Gentian Beqirit.

Më shumë

spot_img
spot_img