Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), i ka kthyer SPAK dosjen e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo. Togat e zeza kërkojnë nga Prokuroria Speciale që të thellojë hetimet për Lulon.
Muaj më parë Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e prokurorëve të SPAK dhe vendosi sekuestro mbi pasurinë në zotërim të shtetasit Fatos Lulo, me sipërfaqe 172 m2, e llojit Njësi/Dyqan, e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë.
SPAK e akuzon Fatos Lulon për fshehje të pasurisë çka çoi në sekuestrimin e pronës së tij, së bashku me pasuritë e Bashkim Dedes (ish – Kryetar në Gjykatën Kushtetuese) dhe Shkëlzen Selimi (ish – gjyqtar në Gjykatën e Lartë). Ish-gjyqtari i Kushtetueses nuk arriti të kalonte as vettingun.
Në seancë, Lulo përmes avokatit ka pretenduar se nuk ka vepër penale dhe se pasurinë e ka të justifikuar.