Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

Gjykata e Posaçme e la në burg, Fatos Tushe shkon në Kushtetuese: Kërkon të kthehet në detyrë si kryetar i Lushnjes

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Fatos Tushe, ish-kryebashkiaku socialist i arrestuar për korrupsion, kërkon nga Gjykata Kushtetuese që vendimi për shkarkimin e tij nga detyra të shfuqizohet. Kjo kërkesë e Tushes vjen në një kohë kur Gjykata e Posaçme e ka lënë në burg, pas disa kërkesave të tij të njëpasnjëshme.

Ankimimi i Fatos Tushes është pranuar nga Gjykata Kushtetuese dhe më datë 21 dhjetor do të mbahet seanca.

Kjo kërkesë e Fatos Tushes duket absurde pasi prej muajsh ai ndodhet në qelitë e paraburgimit, shkruan newsbomb.al. Ndërkohë, që nga Kushtetuesja kërkon që të rikthehet në detyrë, në të njëjtin moment kur është prapa hekurave.

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës u arrestua për korrupsion me një tender me vlerë 285 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë. Në pranga ranë dhe dy biznesmenë që kishin ndikuar te ai për të fituar, si dhe zyrtarë të Bashkisë.

Menjëherë pas arrestimit, i zgjedhuri socialist për disa mandate në krye të Bashkisë së Lushnjës u shkarkuar nga Edi Rama.

Në dosjen e SPAK, thuhet se Fatos Tushe në bashkëpunim edhe me zyrtarë e persona të tjerë, kanë favorizuar kompaninë “Euro Alb shpk” me administrator shtetasin Bujar Murati në prokurimin për rehabilitimin e kanalit ujitës të fshatit Bishqethëm dhe Bitaj, Njësia Administrative Kolonjë, me fond 28.5 milionë lekë.

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”. Katër herë Gjykata e Posaçme ka refuzuar ta nxjerrë nga qelia, edhe pse avokati mbrojtës ka depozituar kërkesë, duke pretenduar se klienti i tij vuan nga disa sëmundje.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img