Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Gjykata e Posaçme e dënoi me 4 vite burg, flet ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj: Do e çoj çështjen jo në Apel, po edhe në Strasburg

Shkruar nga Newsbomb
Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj

Ish-kryebashkiaku demokrat i Lezhës Fran Frrokaj është dënuar me 4 vite burg për “Shpërdorim detyre” nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bashkë me ish-zyrtarë të tjerë të bashkisë.

Menjëherë pas vendimit, ish-kryebashkiaku ka thënë se është i pafajshëm dhe çëshjen jo vetëm që do e dërgojë në Gjykatën e Apelit, por edhe në Strasburg.

“Më akuzojnë për shpërdorim detyre, për asnjë gjë tjetër. Do ta çoj çështjen në apel. Edhe në Strasburg. Deri në pafajësim time të plotë. Aty janë disa prona që unë akoma se kam marrë vesh cilat janë se nuk kam bërë verifikim. Se nuk bën kryetari verifikim, bëjnë specialistët verifikim”, ka thënë Frrokaj për Abc Neës.

“Unë jam arrestuar pa u pyetur as edhe njëherë as në cilësinë e të pandehurit, as në cilësinë e dëshmitarit. Kam thënë unë dua të më thonë se çfarë kam bërë. Unë dua të di se çfarë kam bërë. Asnjë nga ato dokumente nuk është aprovuar nga bashkia. Për rrjedhojë çfarë lidhje ka. Hipoteka mund të mos e regjistrojë. Është procedurë e zakonshme. Nuk kam asnjë lidhje me personat në fjalë. Aty ishte një skemë përpara votimit në pushtetin vendor. Tani meqë zgjati dy vite dhe asksuh nuk më ka thënë se çfarë kam bërë gabim. Aty paraqitur vetëm pamjet dhe thonë pse e ka dërguar bashkia për regjistrim. Siç është procedura e zakonshme. Edhe ligji thoshte që brenda 30 ditëve duhet të dërgohet për regjistrim”, ka thënë më tej ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll