Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
36 %
2.1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
Mër
30 °
Enj
32 °
E diel, 22 Maj, 2022
spot_img

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në burg Alqi Bllakon

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Alqi Bllako do të qëndrojë në burg. Kështu ka vendosur mesditën e sotme Gjykata e Posaçme e Apelit, pas kërkesës për masë më të butë sigurie nga ish-deputeti i PS kishte, shkruan newsbomb.al.

Seanca e sotme për rishikimin e masës së sigurisë dhe rekursit që kishte bërë Alqi Bllako ka zgjatur rreth 120 minuta. Gjyqtarja Iliriana Olldashi ka vendosur që politikani i majtë të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

“Nuk kam asnjë rol më shpronësimin e tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit”, ka thënë Bllako. Për punësimin e të atit, ai ka thënë se nuk ka qenë në Ministri, por në Presidencë, pasi ka shërbyer si këshilltar i Metës.

“Në lidhje me punësimin e babait në inceneratorin e Tiranës, nuk kam qenë sekretar në ministrinë e Mjedisit, por i punësuar në Presidencë”, ka thënë ai.

Më 2 prill, Gjykata e Posaçme dha masën e sigurisë “Arrest në burg” për Bllakon, ndërsa avokati i tij tha se ai nuk kishte lidhje me akuzat. Megjithatë, sipas togave të zeza ish-deputeti nuk mund të lirohet pasi rrezikon të prishë provat, duke qenë se hetimet për inceneratorët vazhdojnë.

Referuar njoftimit zyrtar të SPAK, ish-deputeti Alqi Bllako është i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal.

Alqi Bllako në kohën që mbante postin e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, kanë falsifikuar dokumentin në  lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori duke I shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img