Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjykata e Posaçme dënon me 99 vite burg trafikantët e "SHPIRTIT", çuan 6 ton drogë në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Posaçme dënon me 99 vite burg trafikantët e
Tetë të akuzuar pjesë e dosjes "Shpirti" janë dënuar nga Gjykata e Posaçme me 99 vite burg. Shkalla e parë i ka shpallur ata fajtorë për trafikimin e 6 tonëve drogë nga Shqipëria drejt Italisë, në periudhën mes viteve 2014-2019. Sasia e hashashit të kapur në vite ishte me vlerë 55 milionë euro dhe zyra e Eurjust e konsideroi se ndër më të suksesshmit në Europë. Në operacionin e përbashkët u përfshinë autoritete nga Shqipëria, Italia dhe Spanja dhe në pranga ranë 31 persona.

Emrat dhe dënimet e 8 trafikantëve të dosjes "Shpirti":

  • Ilirjan Duçellari - Dënohet me 17 vite burg, do vuajë 11.4 vite
  • Kleo Bregu - Dënohet me 13 vite burg, do vuajë 8.8 vite
  • Aurel Kalari - Dënohet me 13 vite burg, do vuajë 8.8 vite
  • Orhan Duçellari - Dënohet me 13 vite burg, do vuajë 8.8 vite
  • Julian Bejdollari - Dënohet me 13 vite burg, do vuajë 8.8 vite
  • Rexhino Muça - Dënohet me 13 vite burg, do vuajë 8.8 vite
  • Alban Koshi - Dënohet me 12 vite burg, do vuajë 8 vite
  • Mariglen Duçellari - Dënohet me 5 vite burg, do vuajë 3.4 vite
Autoritetet Shqiptare dhe Italiane, gjatë hetimeve të mëparshme bërë në Shqipëri në kuadër të operacioneve ‘Shefi’ dhe ‘Kulmi’  në mars të  vitit 2018 e në qershor të vitit 2020, kanë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpunëtoreve të drejtësisë, të dhëna  për shkelje të ligjit,  të kryera nga zyrtarë publik shqiptar, pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese  të fuqishëm. Lexo edhe: SPAK çon në gjyq trafikantët e “SHPIRTIT”, sekuestrohen 10 milionë euro pasuri: Kush janë të akuzuarit për 6 ton drogë (E PLOTË) Ilirjan Duçellari, Aurel Kalari, Kleo (Piro) Bregu, Orhan Duçellari, Julian Bejdollari, Rexhino Muçaj, Alban Koshi dhe Mariglen Duçellari, akuzohen se kanë kryer veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminalmbetur në tentativë;  “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet, 284/1, 28/4, 283/a/1 e 22, 28/4, 283/a/1, 28/4, 287/1 gërma “d”, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal. Të akuzuarit e tjerë (31 të pandehur) nga Prokuroria Speciale janë:
  • Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kambëri, Bernard Tahiraj, Marenglen Çaçi, Erind Hysomemaj, Klajdi Ademi (Hysomemaj), Toni (Elton) Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Saimir Kurti, Malton Lleshi,
  • Shkëlzen Daci, Eltjon Bregasi, Paul (Agustin) Deda, Hekuran Marku, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyftari, Artan Zylyftari, Luan Zylyftari, Elton Hamza, Mariglen Shusha, Donial Drolli.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll