Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Gjykata e Posaçme dënon me 40 vite, 8 të pandehurit e dosjes ‘339/3’, burg edhe për ish-kampionin e mundjes, Elis Guri (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b4d0ee596b71171a3b5c5b5239130567

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka përfunduar gjykimin e një kapitulli të dosjes “339” duke dhënë 40.8 vite burg për 8 të pandehurit për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Bëhet fjalë për një grup prej tetë personash të arresuar dy vite më parë, me në krye Ramadan Dushajn, i cili maskonte pordhimin dhe trafikun e narkotikëve në një magazinë fruta-perimesh.

Mes të dënuarve është edhe ish-kampioni i botës në mundje, shkodrani Elis Guri.

Megjithatë GJKKO ka vendosur të rrëzojë akuzën për “grup të strukturuar kriminal” duke pranuar edhe gjykimin e shkurtuar për të pandehurit, të cilët janë dënuar nga 6 deri në 4.4 vite për akuzën e prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike.

Dënimet e dhëna nga GJKKO:

Ramadan Dushaj, 6 vjet burg

Rezart Cacani, 6 vjet burg

Neritan Saraci, 4.8 vjet burg

Ardit Haxhagiqi, 5.4 vjet burg

Vilson Noka, 4.4 vjet burg

Fatbardh Gostini, 5 vjet burg

Elis Guri, 4.8 vjet burg

Luan Boca, 4.8 vjet burg

Çfarë u zbulua gjatë operacionit të policisë në 2018-ën:

Në datën 7 qershor 2018 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër regjistroi procedimin penal mbi bazën e infomacionit të dhënë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër se shtetasi Ramadan Mustaf  Dushaj, i datëlindjes 03.10.1957 lindur dhe banues në fshatin Dobre të Malësisë së Madhe, organizonte veprimtari për financimin dhe transportin e lëndëve narkotike (marijuanë) në Qarkun e Shkodrës.

Nga infomacioni i marrë në rrugë operative ka rezultuar se shtetasi në fjalë kamuflonte veprimtarinë e paligjshme të tregtimit të lëndëve narkotike me aktivitet të grumbullimit dhe shitjes së produkteve bujqësore.

Sipas informacionit, shtetasi në fjalë kishte grumbulluar sasi të konsiderueshme lënde narkotike, për të cilën kërkonte treg shitjeje. Për këtë qëllim shtetasi Ramadan Dushaj mbante me vete mostra të lëndës narkotike, të cilën kërkonte ta shiste.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img