Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjykata e Posaçme dënon me 13 vite burg vëllain e ish-deputetit të PS

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Posaçme dënon me 13 vite burg vëllain e ish-deputetit
Gjevi Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, është dënuar me 13 vite burg. Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila ka kërkuar që Gjevi Ndoka të qëndrojë në një burg të sigurisë së lartë. Gjevui Ndoka është arrestuar në një operacion të 4 viteve më parë, bashkë me të vëllanë Arben Ndoka dhe motrën Mimoza Ndoka, si dhe një numër të lartë zyrtarësh vendorë, për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Sipas gjyqtares së posaçme Miliana Muça, vuajtja e dënimit për vëllain e ish-deputetit socialist do të fillojë nga dita e arrestimit datë 21.10.2018. Gjevi Ndoka dhe 12 persona të tjerë u akuzuan për tjetërsim pronash në Lezhë. Hetimi ndaj tyre nisi në vitin 2016 si pjesë e dosjes së famshme “339”, ku Ndokajt dolën në përgjime me Avdylajt e Shijakut për trafik droge. Aty Prokuroria konstatoi edhe veprën penale të tjetërsimit të pronave tek “Rana e Hedhun”.

Njoftimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, sot më datë 10.10.2022, shqyrtoi kërkesën e regjistruar me nr. 137 akti, datë 28.07.2022, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi Gj.N., ndaj vendimit nr. 207, datë 29.06.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur: “1.Bashkimin e dënimit penal të dhënë me vendimin nr. 09, datë 01.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lënë në fuqi me vendimin nr. 18, datë 05.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me dënimin penal të caktuar me vendimin nr. 12, datë 03.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të ndryshuar me vendimin nr. 23, datë 15.04.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke i caktuar të dënuarit Gj. (Xh.) N., i biri i {...} dhe {...}, i datëlindjes {...}, lindur në {...}, një dënim të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet burgim, vuajtja e të cilit të fillojë nga dita e arrestimit datë 21.10.2018 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.” Sa më lart, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 207, datë 29.06.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese