Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
27 %
6.7kmh
0 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
3 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

Gjykata e Posaçme dënon me 12 vite burg Gjergj Kohilën, ish-shefi i Policisë i lidhur me “Habilajt”

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjergj Kohila, ish-shef i Policisë në Sektorin e Luftës kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, është dënuar me 12 vite burg. Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin për të, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke marrë pjesë në disa episode të trafikimit të drogës.

Ish-shefi i Policisë, është provuar se është përfshirë në trafikun e mbi 3 ton kanabis sativa nga Shqipëria drejt Italisë, në kuadër të grupit të organizuar kriminal të drejtuar nga Habilajt. Me vendimin e sotëm, GJKKO ka lënë në fuqi pretencën e kërkuar nga prokurorët e SPAK.

Gjergj Kohila, Jaed Çela dhe Sokol Bode ishin tre zyrtarët e policisë të shpallur në kërkim për përfshirje të trafikun e drogës. Aktualisht në burg është vetëm Jaeld Çela, i cili u vetëdorëzua për tu përballur me drejtësinë, për akuzat e trafikut të drogës.

Gjergj Kohila dhe Sokol Bode aktualisht ndodhen në arrati. Ky i fundit gjatë kohës për të cilën akuzohet ka mbajtur detyrën e shefit të stacionit policor Dhërmi. Sokol Bode nuk ka pranuar akuzën dhe rrjedhimisht gjykimin e shkurtuar, duke bërë që Gjykata ta veçojë dhe dosjen e tij.

Dy ish-zyrtarët që kanë bashkëpunuar me grupin kriminal Habilaj për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit drejt Italisë, janë gjykuar më vete dhe dosjet për ta janë veçuar nga ato të Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Çela.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img