Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
2.6kmh
75 %
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
E hënë, 29 Nëntor, 2021
spot_img

Gjykata e Posaçme merr sot vendimin përfundimtar për Adriatik Lllallën, nëse shpallet fajtor arrestohet, avokati: Është në spital vuan nga…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot pritet që Gjykata e Posaçme të japë vendimin përfundimtar për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Vendimi ndaj ish kryeprokurorit do jepet nga nje trupë kryesuese e përberë nga 3 anëtarë, ku kryesuese është gjyqtarja Nertina Kosova dhe anetarët Milana Muça dhe Dhimitër Lara.

Bëhet me dije se avokati mbrojtës i tij Sokol Hazizaj, është shprehur se Llalla është shtruar në spital pasi vuan nga një sëmundje e pashërueshme.

Nëse Gjykata e Posaçme pasi të dëgjojë avokatin e shpall sot vendimin dhe deklaron fajtor Adriatik Llallën, atëherë ky i fundit mund të arrestohet menjëherë.

Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste. Sot, nëse ai shpallet fajtor nuk përfiton zbritje dënimi nga gjykimi i shkurtuar. Gjithashhtu, ai është përjashtuar për 5 vite nga funksionet publike.

Pasuritë e konfiskuara të ish-kryeprokurorit Llalla:

– Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

– Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img