Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjykata e Pogradecit shpall moskompetencën për Anterio Kaloshin, 'Arrest me burg' për 3 të implikuarit e tjerë në ngjarjen e Tushemishtit

Shkruar nga Newsbomb
Ne foto Meard Berberi

Gjykata e Pogradecit ka shpallur moskompetencën për Anterio Kaloshin, i cili qëlloi disa herë me armë në drejtim të hotel "volorekës" në Tushemisht të Pogradecit.

Gjykimi i Kaloshit tashmë do të bëhet nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, (GJKKO).

Kaloshi gjithashtu akuzohet se ëhstë i ëprfshirë në masakrën e Lushnjes së bashku me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.

Për sulmin e ndodhur ndaj hotel "Voloreka" në Pogradec janë arrestuar 7 persona, ku organizatorët e këtij sulmi kanë qenë Ilir dhe Meard Berberi, dy persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës.

Gjykata e Pogradecit ka vendosur masën arrest me burg 40 ditë për të implikuarit e tjerë në ngjarjen e Tushemishtit, Ilir Mecollin, Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia. Prokuroria i kërkoi gjykatës burg pa afat, ndërsa avokatet mbrojtës kanë kërkuar masën e sigurisë me afat 40 ditë, periudhë gjatë së cilës do të vërtetohen ADN-të e të dyshuarve si pjesëmarrës të sulmeve të njëpasnjëshme të datave 01.08.2020 dhe 08.08.2020.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll