Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjykata e Milanos liron Alket Hatinë: Zoti i drogës e ka vuajtur dënimin në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Milanos liron Alket Hatinë: Zoti i drogës e ka vuajtur

Gjykata e Apelit e Milanos ka vendosur të lirojë nga burgu Alket Hatinë, shqiptarin e cilësuar si "zoti i drogës". Sipas vendimit të drejtësisë italiane, 50 vjeçari e ka vuajtur në Shqipëri dënimin me 20 vite burg që i kanë dhënë vite më parë në vendin fqinj.

Alket Hatija është arrestuar nga autoritetet shqiptare në Gusht 2023 me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Ai akuzohet se gjatë periudhës 2003-2004, ka kryer veprimtaritë kriminale të mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndës narkotike heroinë, nga Shqipëria drejt Italisë. Ai ka trafikuar nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge (rreth 10 kg heroinë për çdo rast).

Arrestimi i bujshëm i tij në vitin 2017 mori përmasa të mëdha, ku edhe mediet italiane shkruan për prangosjen e tij. Asokohe ai fshihej në një vilë bunker, që monitorohej 24 orë në 24 nga truproja të armatosura dhe lëvizte përherë i rrethuar nga rojet personale.

Alket Hatija ishte një trafikant i madh droge që vetëm me anë të celularit ishte i aftë të trafikonte drejt Italisë qindra kg lëndë narkotike.

Droga hynte në Itali përmes kamionëve e automjeteve me targa europiane që kapërcenin kufirin në veri të Italisë. 50 vjeçari akuzohet se ka trafikuar një sasi rekord droge nga Shqipëria drejt Italisë, rreth 340 kg heroinë dhe rreth 200 kg kokainë që nga viti 2003.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese