Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Gjykata e Lartë vendos “arrest shtëpie” për Tom Doshin dhe Mark Frrokun

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbërrijnë në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë Mark Frroku dhe Tom Doshi. Doshi nuk ka patur pranga në të dyja duart, por vetëm në njërën, duke u lidhur me policin që e shoqëronte kurse Frroku ka qenë i prangosur në të dyja duart dhe ka përshëndetur me të dyja duart lart  familjarët para gjykatës. Tre automjete të skuadrës ”Shqiponja” dhe 8 efektivë kanë sjellë deputetët në sallën e gjyqit. Në gjykatë kanë shkuar edhe avokatët e deputetit dhe prokurorët.

Gjyqtarët u përzgjidhen me short, për të gjykuar vlefshmërinë e urdhër-arresteve dhe masën e sigurisë për deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku. Ata janë Artan Zeneli, Admir Thanza dhe Majlinda Andrea. Kurse relator për të dy është Guxim Zenelaj.Gjyqtarja Andrea ka dashur të tërhiqet nga gjykimi, por kërkesa e saj nuk është pranuar.

Gjykimi, sipas afateve ligjore duhet të përfundojë ditën e dielë, pas dorëzimit të kërkesës së prokurorisë pasditen e së premtes. Po kështu shorti ka përzgjedhur relator për Durim Bamin, Aleksandër Muskaj.

Arrestimi i Tom Doshit dhe Mark Frrokut u bë të enjten pasdite dhe tashmë ata ndodhen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në dy nga qelitë e komisariatit. Avokatët e deputetëve e kanë quajtur të paligjshëm arrestimin e tyre.

Më shumë

spot_img