Gjykata e Lartë urdhëroi sot SPAK, vendimi i Strasburgut: Aleks Nikën e vrau shteti!
Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Lartë ka vendosur që hetimet për vrasjen e protestuesit socialist Aleks Nika në 21 Janar 2011, përpara Kryeministrisë, të kryhen nga SPAK. Trupa e gjyqtarëve kanë urdhëruar regjistrimin e procedimit penal dhe marrjen e përgjegjësisë penale nga personat e përfshirë në krimin shtetëror të 2011.
Muaj më parë Prokuroria e Posaçme refuzoi dhe ia kaloi dosjen Prokurorisë së Tiranës, për mos-kompetencë, me këtë të fundit që po ashtu e kishte mbajtur dhe më herët për rreth tre vite dosjen në sirtar duke mos bërë drejtësi.
Por vulën vrasjes së Aleks Nikës ia vendosi Gjykata e Strasburgut në Nëntor 2023, kur e konsideroi atë krim shtetëror dhe bëri përgjegjës shtetin shqiptar dhe qeverinë e kohës, se kishin qëlluar për vdekje me plumba të vërtetë një protestues që në asnjë moment nuk kishte kryer akte të dhunshme.
Newsbomb.al sjell pjesë nga vendimi i Gjykatës së Strasburgut, i cili detyron shtetin dhe drejtësinë shqiptare që të çojnë përpara ligjit personat që urdhëruan dhe shkrepën armët kundër protestuesve të opozitës së kohës, Partisë Socialiste.
Gjykata Administrative konstatoi se më 21 janar 2011, oficerët e Gardës Kombëtare kishin përdorur armët e tyre në një mënyrë që kishin ka qenë në kundërshtim me ligjin për armët e zjarrit. Ajo arriti në përfundimin se autoritetet shtetërore ishin përgjegjës për humbjen e jetës së A.N. pasi kishin “dështuar të merrnin të gjitha masat e nevojshme për të shmangur humbjen e jetës së të ndjerit”.Prandaj, Gjykata do të procedojë mbi bazën e pakontestueshme nga palët, se A.N. u vra si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit nga Oficerët e Gardës Kombëtare më 21 janar 2011″, thuhet në vendimin e Gjykatës së Strasburgut.
“Gjykata vëren se Gjykata Administrative vërtetoi se Shteti ishte përgjegjës për vdekjen e A.N. dhe se qeveria e pranoi këtë gjatë demonstratës së 21 janarit 2011, se oficerët e Gardës Kombëtare kishte përdorur forcë vdekjeprurëse joproporcionale. Gjykata nuk sheh arsye për të mos pranuar konkluzionet e Gjykatës Administrative ose të Qeverisë për njohjen e përgjegjësisë së shtetit për vdekjen e A.N”, vijon vendimi.
Po ashtu, Gjykata e Strasburgut thotë se qeveria dhe shteti shqiptar në asnjë moment nuk ka pretenduar se protestuesi Aleks Nika ka paraqitur kërcënim serioz për personelin e Gardës Kombëtare, ndaj vrasja e tij është në çdo moment e papranueshme.
“Në të vërtetë, është vërtetuar se A.N. po qëndronte në trotuar përballë bulevardit (përballë godinës së Kryeministrisë), dhe nuk ka asgjë që tregon se ai ishte në ndonjë mënyrë i përfshirë në ndonjë akt të dhunshëm”, thuhet në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Strasburgut për Aleks Nikën.
Sakaq, vendimi rrëzon dhe pretendimet e Gardës së Republikës (në vendim referuar si Garda Kombëtare) se kishte qëlluar në ajër për të shpërndarë turmat. Sipas Gjykatës Evropiane, ligji shqiptar ndalon të shtënat me armë në ajër për të shpërndarë protestuesit.
“Rrjedhimisht, Gjykata konsideron se, edhe duke supozuar se A.N. ishte i vrarë nga një plumb i shkrepur në ajër, gjuajtja e atij plumbi ishte ekzekutuar keq; nuk është marrë asnjë kujdes për të minimizuar në masën më të madhe të mundshme çdo rrezik për të jetët e kalimtarëve jo të dhunshëm, deri në atë pikë sa të përbënin neglizhencë të madhe (po aty, § 83). Në të vërtetë, sipas ligjeve aktualisht në fuqi në Shqipëri, të shtënat në ajër janë plotësisht të ndaluara si një metodë e shpërndarjes së turmës”, vijon vendimi.