Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon SPAK-un, Saimir Tahiri do të rigjykohet nga e para në Apel, me një trup tjetër gjyqësore

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Lartë rrëzon SPAK-un, Saimir Tahiri do të rigjykohet

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot kërkesën e Prokurorisë Speciale SPAK, për dënimin e ish-ministrit Saimir Tahiri. SPAK kërkonte që ndaj Tahirit të qëndronte në fuqi vendimi i dhënë më parë, 3 vite në shërbim prove.

Ndërkohë, avokatët e ish-ministrit kërkonin që çështja të rigjykohej në Gjykatën e Apelit dhe me një trup tjetër gjyqësore. Kjo kërkesë është pranuar nga Gjykata e Lartë dhe tashmë Apeli duhet të rigjykojë nga e para, me një trup tjetër, Saimir Tahirin.

"Kërkimet tona ishin më të gjera se vendimi  i Gjykatës. Ne e shtrimë ankimin në kërkim final, për ta zgjidhur në themel. E rrëzoi kërkesën, u përqëndrua në shkeljet proceduriale. Gjykata e Lartë, vendosi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe paraqiti dhe arsyet që ka të bëjë me shkelje të rënda proceduriale që cënonin vendimin. E ktheu çështjen në po të njëjtën gjykatë me tjetër trup gjykues. Ne jemi në insistimin tonë, të pandërprerë që kërkojmë pafajësi.

Në tre pika kryesore Gjykata e Lartë ishin shkeljet, në gjykim kanë marrë pjesë gjyqtarë që kanë cënuar paanëshmërinë dhe pozicionin e individit në process penal. Edhe pse këta gjyqtarë kërkuan dorëheqje, por nuk iu miratua. Gjykata ose autoriteti nuk e pranoi.

Albana Boksi dha dorëheqje, drejtuesi i Gjykatës edhe pse e kishte me shkrim nuk e pranoi. E dhamë edhe këtë shkak në Gjykatën e Lartë. Gjykata e pranoi si shkelje. Strategjia e radhës është që çështja të shkojë në Apel dhe do të insistojmë për pafajësi” tha ndër të tjera Maks Haxhia, avokat mbrojtës i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.