Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Alma Kaçin. Ajo kërkoi një masë më të lehtë sigurie me arsyetimin se ka një fëmijë të mitur për t’u kujdesur.
SPAK nisi hetimet fillimisht për akuzën “Shpërdorim detyre”, ndërsa më pas kur u publikuan edhe biseda e plota mes Gjicit dhe Alma Kaçit, rezultoi se kjo e fundit kishte kërkuar favore për një tender dhe kryebashkiaku i Kukësit kishte urdhëruar stafin të merrej me dokumentet.
Video e skandalit seksual në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit u publikua më 16 qershor 2023 dhe një javë më pas, Safet Gjici dhe Alma Kaçi u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.
Sondazh
Poll