Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Arbër Çekaj, biznesmeni i bananeve që solli 600 kg kokainë mbetet në "41 BIS"

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Arbër Çekaj,

Biznesmeni Arbër Çekaj do të qëndrojë në regjimin speciale "41 BIS". Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë, pas një kërkese të bërë nga vetë biznesmeni i bananeve, në kontejnerin e kompanisë së të cilit u kapën 613 kg kokainë e ardhur nga Ekuadori.

Arbër Çekaj u arrestua në vitin 2018 dhe është dënuar me 14 vite burg, pasi është shpallur fajtor për trafik ndërkombëtar droge. Në muajin Gusht të vitit 2021 ai tentoi së bashku me Fatmir Pjetrin që të arratiseshin nga burgu 313, por kjo tentativë e tyre rezultoi e dështuar.

Një vit më parë, Ministria e Drejtësisë firmosi kërkesën e SPAK për izolimin në qelitë e "41 BIS" të biznesmenit të bananeve, pronar i kompanisë "Arbri Garden". Arbër Çekaj ka kërkuar të dalë nga regjimi special që kufizon një sërë favoresh në qeli, mirëpo Gjykata e Lartë nuk ka pranuar.

Tre javë para se të sekuestrohej droga në Portin e Durrësit në vitin 2018, Çekaj u arratis drejt Gjermanisë. Ai u arrestua në një shtëpi dykatëshe dhe nuk bëri rezistencë forcave të policisë gjermane dhe u ekstradua në Shqipëri. Vlera e drogës në atë kohë llogaritej në 180 milionë euro.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll