Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Gjykata e Lartë RRËZON kërkesën e “Alba Exotic Fruit”, kompania që sillte KOKAINË dhe banane do qëndrojë nën SEKUESTRO

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kompania e bananeve “Alba Exotic Fruit” do të vazhdojë të qëndrojë e sekuestruar. Kështu ka vendosur dje Gjykata e Lartë, duke rrëzuar kërkesën e që ishte depozituar në institucionin më të lartë të drejtësisë shqiptare.

“Mospranimin e rekursit të Shoqërisë “ Alba Exotic Fruit” sh.p.k, kundër vendimit nr. 20, datë 01.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin publik të Gjykatës së Lartë.

Në tetor 2021, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestro preventive ndaj  subjektit “Alba Exotic Fruit”, pas kapjes në disa raste të sasive të kokainës në ngarkesat e importuara në Portin e Durrësit nga kjo kompani.

Për gjashtë episodet e kapjes së kokainës në kontenierët e “Alba Exotic Fruit”, me urdhër të SPAK janë arrestuar dy vëllezërit pronarë, Eduard Dauti dhe Bajron Gumeni. Dy vëllezërit kanë mohuar të jenë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, duke u shprehur para prokurorëve se ata merren me tregtimin e frutave ekzotike.

Vendimi i Gjykates se Larte per mospranimin e kerkeses

Në konteinerët që vinin nga Amerika Latine u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme. I fundit ishte ai i 12 tetorit 2021 që u kapën 10 kilogramë kokainë.

  • Në vitin 2019 – kapen 137 kg kokainë (Kokaina u zëvedësua nga DEA amerikane me oriz)
  • 13 korrik 2021 – kapen 11.675 kg kokainë
  • 23 korrik 2021 – kapen 6.5 kg kokainë
  • 29 korrik 2021 – kapen 7.25 kg kokainë
  • 7 shtator 2021 – kapen 7.7 kg kokainë
  • 12 tetor 2021 – kapen 10 kg kokainë.

Mbi Dautin dhe Gumenin rëndojnë disa akuza të ngritura nga prokurorët e SPAK, si “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img