Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Gjykata e Lartë nuk pranon REKURSIN e Luan Dacit, Kolegji i Apelimit duhet të nisë procedurat për largimin e tij nga grupi i vettingut

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Lartë ka vondosur sot të mos pranojë rekursin e bërë në këtë institucion nga ish-gjyqtari Luan Daci. Ky i fundit shërbente si anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, shkalla e dytë e vettingut, dhe pas denoncimeve për falsifikim u dënua me 1 vit burg me kusht.

Luan Daci është pezulluar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit prej korrikut 2020. Ai u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit por nuk e pranoi vendimin dhe bëri rekurs, duke pretenduar pafajësinë. Luan Daci u dënua për falsifikim dokumentesh.

Sot, Gjykata e Lartë ka marrë vendimin në Dhomë Këshillimi dhe ka rrëzuar kërkesën e ish-anëtarit të KPA për t’u shpallur i pafajshëm. Tashme, vetë Kolegji i Posaçëm i Apelimit që e kishte pezulluar hetimin ndaj Luan Dacit, duhet të nisë procedurat për largimin dhe zëvendësimin e anëtarit të vetë.

Gjyqtari Ardjan Hajdari pasi kreu veprimet hetimore të domosdoshme, vendosi ta pezullojë këtë hetim deri në dhënien e vendimit nga Gjykata e Lartë për çështjen penale ndaj Dacit për të cilën ka ushtruar rekurs. Me vendimin e sotëm, KPA pritet të nisë procedurat që ia përcakton dhe ligji për largimin e Dacit dhe zgjedhjen e anëtarit të ri.

Luan Daci u hetua nga SPAK pas denoncimit të kryer nga ish-prokurori dhe ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Një kallëzim i dytë për të njëjtën vepër penale u dorëzua ndaj tij ish-prokurorja e Prokurorisë së Tiranës Antoneta Sevdari; ish-prokurori i Korçës, Elsion Sadiku; si dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla.

Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi me 1 vit burg me kusht pasi nuk kishte deklaruar një përjashtim nga sistemi i drejtësisë në vitin 1997. Gjyqtarët dhe prokurorët që u shkarkuan prej tij e kallëzuan dhe u provua se Luan Daci kishte falsifikuar dokumentet.

Më shumë