Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Luan Dacit dhe lë në fuqi dënimin e GJKKO

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Lartë ka vendosur këtë të martë të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme, për dënimin e Luan Dacit, ish-anëtar i komisionit të vettingut. Relatori i kësaj çështje ka qenë gjyqtari i lartë Mehdi Bici.

Ai ka rrëzuar rekursin dhe ka vendosur "Lënien në fuqi të vendimit nr. 5, datë 08.03.2021, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar."

Luan Daci u hetua nga SPAK pas denoncimit të kryer nga ish-prokurori dhe ish-anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Cani. Një kallëzim i dytë për të njëjtën vepër penale u dorëzua ndaj tij ish-prokurorja e Prokurorisë së Tiranës Antoneta Sevdari; ish-prokurori i Korçës, Elsion Sadiku; si dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla.

Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi me 1 vit burg me kusht pasi nuk kishte deklaruar një përjashtim nga sistemi i drejtësisë në vitin 1997. Gjyqtarët dhe prokurorët që u shkarkuan prej tij e kallëzuan dhe u provua se Luan Daci kishte falsifikuar dokumentet.

Prej korrikut të vitit 2020, Luan Daci pati një përballje të gjatë me drejtësinë, të të gjitha shkallët e saj, dhe sot, më 21 Mars 2023, çështja e tij është vulosur përfundimisht. Ajo konsiderohet e gjykuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit dhe vendimi i sotëm nuk mund të apelohet më.

Vendimi i Gjykates se Larte per Luan Dacin, 21 Mars 2023

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed