Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e kunatit dhe shoferit të Rezart Taçit, Balla dhe Lilo mbeten në burg

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e kunatit dhe shoferit të Rezart

Artur Balla dhe Bledar Lilo do të qëndrojnë në burg. Kunati dhe shoferi i biznesmenit në kërkim Rezart Taçi, kishin bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kërkonin masë më të butë sigurimi, mirëpo sot kërkesa e tyre është rrezuar dhe ata do të qëndrojnë në qeli.

Bledar Lilo dhe Artur Balla akuzohen për veprën penale të pastrimit të parave. Masa më e butë e sigurisë që ata kanë kërkuar, nuk është pranuar më parë as nga Apeli i Posaçëm. Artur Balla dhe Bledar Lilo, sipas SPAK, janë angazhuar dhe kanë vepruar në vendin tonë për llogari të ish-bosit të “ARMOS”, shkruan newsbomb.al.

Disa persona u arrestuan edhe në Itali, mbi 18 milionë euro u bllokuan në një bankë në Tiranë sepse ishin nisur nga Italia me qëllim pastrimin e tyre dhe transferimin në vendet e tjera. Në vendin tonë u arrestuan kunati dhe shoferi i Taçit, ndërsa në Itali ishin disa. Vetë biznesmeni shqiptar është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kontabilisti Fabio Petruzzella, dyshohet se ka vendosur më shumë se 18 milionë euro në një llogari bankare në Tiranë, për të shpëtuar këtë shumë parash nga konfiskimi në Itali. Kundrejt përfitimit në përqindje ai është ndihmuar nga Rezart Taçi. Në këtë skemë të madhe mashtrimi janë përfshirë në total katër shtetas të huaj, tre italianë dhe një zviceran.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, mbi bazën e informacioneve dhe verifikimeve kryesisht, ka regjistruar procedimin penal nr.211 viti 2021, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu