Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin, dy rusët dhe ukrainasi që u kapën për spiunazh në Gramsh, do qëndrojnë në qeli

Shkruar nga Newsbomb

Dy shtetasit rusë dhe ukrainasi që u kapën verën e këtij viti në uzinën e Gramshit, do të qëndrojnë në qeli. Vendimi i dhënë më datë 20 shtator nga Apeli i Durrësit, është lënë dje në fuqi nga Gjykata e Lartë, pas rekursit të bërë nga vetë të arrestuarit.

33-vjeçarja Svetlana Timofoeva dhe 23vjeçari Mikhail Zorin, dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç, janë arrestuar në gusht të këtij viti pas një incidenti në uzinën ushtarake në Gramsh. Ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në vendroje.

Pas gati 4 muajsh në qeli, tre shtetasit e huaj që autoritetet shqiptare i akuzojnë për spiunazh, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kanë kërkuar caktimin e një mase më të butë sigurimi. Relatore e çështjes ka qenë Albana Boksi dhe është vendosur mospranim i rekursit.

Vendimi i Gjykates se Larte, per dy ruset dhe ukrainasin

Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe Fiodor Mihailoviç, akuzohen për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Marrja e informatave dhe dërgimi te shtetas të huaj”.

Gjatë arrestimit, atyre ju sekuestruan kamera, dronë, pajisje për të vëzhguar gjatë natës, një fishek, si dhe spray neuroparalizues, të cilin e përdorën për të sulmuar dy ushtarët shqiptarë. Me urdhër të Drejtorisë së Antiterrorit, ata janë prangosur dhe mbahen në burg, pasi dyshohet se janë pjesë e një celule spiunazhi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese