Gjykata e Lartë ka lënë në burg disa prej të arrestuarve të operacionit “Plumbi i Artë”, të cilët ranë në prangat e Policisë pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Pavarësisht kërkesës së tyre, masa e sigurisë nuk është zbutur.
Shtetasit Fatos Gosa, Gentian Sharra, Petrit Qoli, Ardian Daci, Ilirian Feçi, Elvis Koçi, Ardian Unuzi, Agron Qoli dheAltin Ndoci, kanë kërkuar që të dalin nga “Arresti me burg” në një masë më të butë sigurie, por kjo nuk është pranuar nga togat e zeza.
Këta shtetas akuzohen si autorë apo bashkëpunëtorë në ngjarje të ndryshme kriminale dhe u arrestuan në një operacion të koordinuar nga Prokuroria Speciale SPAK, kur Nuredin Dumani mori statusin e të penduarit dhe vendosi të rrëfente krimet ndër vite.