Hapësire reklamuese

Politikë

Gjykata e Lartë në Amerikë s’pranoi apelin e Shkëlzen Berishës, reagon Braçe: Është historia e tmerrshme e Gërdecit, u poqën fëmijë në bark të nënës

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Lartë në Amerikë s’pranoi apelin e Shkëlzen

Gjykata e Lartë në Amerikë nuk ka pranuar dje apelin e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili hodhi në gjyq dhe akuzonte për shpifje një botues amerikan i cili shkroi një libër për tregtinë e armëve në Gërdec. Shkëlzen Berisha tashmë nuk ka asnjë mundësi tjetër për të ndejkur çështjen pasi Gjykata e Lartë ka rrëzuar apelin e tij.

Për këtë, reagon dhe zv.kryeministri Erion Braçe.

“Miremengjes Salih! te fala nga Gjykata Supreme! Eshte ajo historia e tmerrshme e #GERDECIT ku u poqen te gjalle 26 shqiptare te mire, punetore krahu, burra, gra, femije, madje dhe femije ne bark te nenes; Ky tipi eshte yt bir besoj! Humbet edhe nje here! Vazhdo me gjyqe se dite me te mira do vijne”, shkruan Braçe.

Padia e Shkëlzen Berishës në Amerikë

Shkëlzen Berisha paditi zotin Guy Lawson dhe të pandehurit e tjerë në gjykatën federale në vitin 2017 për disa fragmente të shkurtra në librin e zotit Lawson, i cili përshkruan se si tre “djem drogaxhinj” nga Miami Beach siguruan një kontratë prej 300 milionë dollarësh nga Departamenti i Mbrojtjes në vitin 2006 për të furnizuar me municion ushtrinë afgane, dhe u përpoqën ta realizonin atë duke siguruar armë nga rezervat në Shqipëri.

Libri flet për marrëdhënie mes tyre dhe një mafie të lidhur me qeverinë shqiptare. Sipas librit, Shkëlzen Berisha ishte i pranishëm në një nga takimet, dhe ai përshkruhet me “flokë të errët, një mjekër të rrumbullakët dhe sy si peshkaqen” si edhe akuzohet si pjesë e aferës të korruptuar të tregtisë së armëve.

Të tre personat nga Miami u dënuan në Shtetet e Bashkuara me akuza federale për mashtrim.

Në vitin 2020, Gjykata e Apelit e Qarkut të 11-të me bazë në Atlanta e hoshi poshtë padinë. Gjykata arriti në përfundimin se Berisha nuk mund të sfidonte lirinë e shprehjes për të pandehurit e akuzuar për shpifje nga zyrtarë publikë ose figura të njohura, të mbrojtur nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Kjo mbrojtje ishte garantuar nga një sërë precedentëve të Gjykatës së Lartë që datojnë që nga vendimi New York Times ndaj Sullivan i vitit 1964.

Në apelin e tij në Gjykatën e Lartë, Shkëlzen Berisha kishte argumentuar se ato precedentë duhej të ndryshonin dhe duhej ta kufizonin standardin “për keqdashje të qëllimshme” vetëm për zyrtarët publikë. Mirëpo, edhe Gjykata e Lartë ka vendosur dje kundër djalit të ish-kryeministrit shqiptar.

Lexo edhe: Gjykata e Lartë në SHBA nuk pranon të shqyrtojë apelin e Shkëlzen Berishës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll