Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjykata e Lartë ndan 7 anëtarët e saj në Kolegjin Civil, Penal dhe Administrativ (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Lartë ka vendosur ndarjen e 7 anëtarëve të saj në 3 Kolegjet që të mund të rinisë puna me dosjet që janë të depozituara. Numri i këtyre të fundit është i madh për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës së Lartë për një kohë të gjatë.

Konkretisht në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë është caktuar vetëm Ervin Pupe dhe në Kolegjin Administrativ vetëm Sokol Sadushi. Në Kolegji Penal janë caktuar Ilir Panda, Sandër Simoni, Albana Boksi, Klodian Kurushi, Sokol Binaj.

Pavarësisht kolegjeve ku janë caktuar, gjyqtarët për nevoja të gjykimit të çështjeve, do të marrin pjesë edhe në përbërje të kolegjeve të tjera.​ Gjykata e Lartë është e plotësuar me 19 anëtarë, ndërsa aktualisht ajo funksionon me 7 anëtarë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu