Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për të dënuarit e masakrës së Çoles në Vlorë, ku në prill të 2015-ës u vranë tre persona.
Gjykata ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Aleksandër Llanaj dhe dënimin me 35 vjet burg për Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.
Sot, kryeprokurori Adriatik Llalla pezulloi dy prokurorët që janë marrë me këtë çështje, pasi në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Lartë ata ndryshuan qëndrim në favor të të dënuarve.