Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjykata e Lartë i vë vulën: Vrasja e Aleks Nikës në 21 Janar do të hetohet nga SPAK!

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Lartë ka vendosur që hetimet për vrasjen e protestuesit socialist Aleks Nika në 21 Janar 2011, përpara Kryeministrisë, të kryhen nga SPAK. Muaj më parë Prokuroria e Posaçme refuzoi dhe ia kaloi dosjen Prokurorisë së Tiranës, për mos-kompetencë.

Mirëpo, vendimi i Gjykatës së Strasburgut në Nëntor 2023 që theksoi se vrasja e Aleks Nikës ishte një krim shtetëror i pazbardhur dhe duhej të hetohej nga drejtësia shqiptare.

Kjo bëri që gruaja e protestuesit të vrarë Aleks Nika, Rajmonda Nika t'i drejtohej Gjykatës së Lartë dhe të kërkonte nga organi më i lartë i drejtësisë në Shqipëri që të urdhëronte SPAK që të merrte përsipër dosjen dhe të niste hetimet.

Palët janë ballafaquar këtë të martë në Gjykatën e Lartë dhe trupa e gjyqtarëve kanë urdhëruar që Prokuroria e Posaçme të regjistrojë procedimin penal të kërkuar dhe të nisë marrjen e përgjegjësisë penale nga personat e përfshirë në krimin shtetëror të 2011.

[caption id="attachment_666488" align="alignnone" width="997"] Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikes[/caption]

Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika dukej i kënaqur me vendimin e sotëm pasi ata nuk i kanë ndaluar asnjëherë përpjekjet për zbardhjen e këtij krimi shtetëror.

"Ne kemi bërë të gjitha përpjekjet që të gjykohej nga Gjykata e Lartë. Vendimet e saj janë përfundimtare. Ata vendosën që kërkesa jonë të hetohet nga SPAK. Ka dhe një vendim të Strasburgut që detyron edhe SPAK edhe gjykatën", u shpreh Mark Nika.

Po ashtu, edhe gruaja e protestuesit të vrarë tha se do të dorëzojnë në SPAK materiale audio që janë autentike, me shpresën se çështja do të trajtohet siç e meriton.

"E prisnim sepse e drejta gjithmonë fiton. Shpresojmë të vazhdojë dhe të trajtohet ashtu siç e meriton. Ne kemi kallëzuar të gjithë zinxhirin, nga Sali Berisha e të gjithë me radhë. SPAK është krijuar për të hetuar më të fuqishmit. Kemi disa materiale audio dhe këtë kemi pritur, do i depozitojmë atje (në SPAK)", tha Rajmonda Nika.

[caption id="attachment_794309" align="alignnone" width="760"]Aleks Nika dhe bashkëshortja Aleks Nika dhe bashkëshortja, Rajmonda Nika[/caption]

Edhe avokati i familjes Nika, Idajet Beqiri tha se shpreson që SPAK të nxjerrë mësimet e duhura nga kjo çështje, pasi herën e parë nuk mori parasysh asgjë dhe ja delegoi atë Prokurorisë së Tiranës. Ai tregoi se Sali Berisha dhe të tjerët janë zyrtarisht të kallëzuar në SPAK.

"Ne kërkim ne thoshim që kompetente për këtë çështje nuk është Prokuroria e Tiranës, se ajo hetoi gardistët, por urdhëruesit dhe hierarkinë nuk e ka hetuar dhe nuk ka kompetencë ta shqyrtojë ajo. Tani, Gjykata e Lartë urdhëroi të regjistrohet kallëzimi penal dhe të bëhen hetime, duke ju referuar dhe Gjykatës së Strasburgut.

Zyrtarisht, kallëzimi ndaj Sali Berishë, Lulzim Bashës dhe të tjerëve është në SPAK dhe SPAK është i detyruar të hetojë. Ne SPAK i thamë se kemi dhe provën e re, audio-regjistrimin që duam ta dorëzojmë vetëm te ju. Ata nuk e pranuan fare. Jam i bindur që tashmë SPAK i ka nxjerrë mësimet e duhura dhe tani ne do e dorëzojmë (audio-regjistrimin). Do thirremi dhe do e dorëzojmë menjëherë", u shpreh Idajet Beqiri.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese