Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Gjykata e Lartë i hoqi vulën Bashës, reagon PD zyrtare: Peng i procedurave juridike

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Lartë i hoqi vulën Bashës, reagon PD zyrtare: Peng i

Partia Demokratike, grupimi i drejtuar nga Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila vendosi të prishë vendimin e muajve më parë të Gjykatës së Apelit, e cila i dha vulën dhe logon e Partisë Demokratike grupimit të drejtuar nga Lulzim Basha. Në këto kushte, vula dhe logo e demokratëve mbetet “pa Zot”.

Në reagim thuhet se vendimi i sotëm është një tjetër hap drejt vendosjes së drejtësisë së vonuar për çështjen e PD.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes se drejtesise se vonuar per ceshtjen e PD. Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çeshtje, peng i procedurave juridike do te gjeje zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata qe minojne drejtesine dhe te tjeret qe i tremben forcimit te opozites”, thuhet në reagim.

Lexo edhe: Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, i heq vulën nga dora Lulzim Bashës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese