Hapësire reklamuese


Politikë

Gjykata e Lartë i hoqi vulën Bashës, jursiti i PD: Çështja do zgjidhet në themel

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Lartë i hoqi vulën Bashës, jursiti i PD:

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë, e cila vendosi të prishë vendimin e muajve më parë të Gjykatës së Apelit, e cila i dha vulën dhe logon e Partisë Demokratike grupimit të drejtuar nga Lulzim Basha.

Sefa me anë të një të një postimi në rrjetet sociale shkruan se vendimi i djeshëm i Gjykatës së Lartë detyron Gjykatën e Apelit të zgjidhë në themel çështjen dhe t’i japë përgjigjë kërkesave të Partisë Demokratike.

Sefa madje ka postuar edhe foton e një dokumenti, ku shihet se është lëshuar ditën e sotme, 28 dhjetor nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshë, ku shkruhet se Lulzim Basha vijon të jetë kreu i PD.

Postimi i plotë

Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Lartë, që detyron Gjykatën e Apelit të zgjidhë në themel çështjen dhe ti japë përgjigjë kërkesave të Partisë Demokratike, është i njëjtë me qëndrimin e mbajtur nga ana jonë para Gjykatës së Apelit.

Gjatë gjykimit në Apel, Partia Demokratike kërkoi shqyrtimin në themel të çështjes dhe zgjidhjen përfundimtare të saj nga ajo Gjykatë, kërkesë që nuk u mor parasysh.

Prej më së dy vitesh, Partia Demokratike ka kërkuar të përballet me të gjitha provat në një debat në seancë gjyqësore, e drejtë e cila është mohuar me anë të veprimeve dhe vendimeve procedurale, që më në fund Gjykata e Larte i pranoi si të drejta.

Vendimi i Gjykatës së Lartë detyron Gjykatën e Apelit për zgjidhjen e shpejtë dhe përfundimtare të çështjes duke bërë të mundur vendosjen e drejtësisë së vonuar për çeshtjen gjyqësore të PD-së.

Ky ishte një hap shumë pozitiv për të gjithë shqiptarët dhe në veçanti demokratët që në një kohë të shkurtër do të shohin të përfundojë një teatër i stisur nga aleanca e kullave që kërkojnë ta mbajnë PD-në peng të interesave të tyre.

Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Lartë nuk cënon në asnjë formë dhe mënyrë legjitimitetin e organet drejtuese dhe funksionimin e strukturave të Partisë Demokratike, e cila vijon procesin e riorganizimit të brendshëm, përgatitjen e platformës dhe programit politik të saj, identifikimin dhe propozimin e kandidatëve për deputetë dhe pregatitjen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Partia Demokratike i kërkon Gjykës së Lartë që në një kohë sa më të shkurtër të zbardhë vendimin e djeshëm dhe ti japë mundësi Gjykatës së Apelit të shqyrtojë sa më shpejtë këtë çështje dhe ti japë zgjidhje përfundimtare.

Kujtojmë që ditën e djeshme Gjykata e Lartë vendosi, të prishë vendimin e Gjykatës së Apelit, ku disa muaj më parë, më 3 mars 2023, i dha vulën dhe logon e Partisë Demokratike të Shqipërisë grupimit me në krye Lulzim Bashën.

Institucioni më i lartë në vend ka rikthyer sërish për shqyrtim këtë çështje në Gjykatën e Apelit, duke theksuar se ajo ka kryer shkelje pasi nuk i ka dhënë përgjigje kërkesave të palëve në ankimet respektive, ndërkohë që kryesisht ka marrë në shqyrtim çështje për të cilat palët nuk i kanë ngritur si pretendime në ankim.

Sikurse evidenton edhe Gjykata e Lartë, Gjykata e Apelit e juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka kompetencën lëndore që të zgjidhë vetë ankimet e paraqitura nga palët pretenduese. Dhe në këto kushte, çështja do të shqyrtohet edhe një herë nga Apeli i Përgjithshëm, por me një trupë tjetër gjykuese.

Kjo do të thotë se në fuqi është vendimi i marrë nga gjyqtari Agron Zhukri në Gjykatën e Shkallës së Parë, ku ish-kryeministri Sali Berisha njihet si kryetari legjitim i Partisë Demokratike. Zhukri më 25 Mars 2022 pranoi kërkesën e Grupit të Rithemelimit për të regjistruar statutin e Partisë Demokratike, duke njohur kështu vulën dhe siglën e re të miratuar në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Më 11 Dhjetor, përpos rrëzimit të vendimeve të Lulzim Bashës u miratua edhe vendosja e referendumit dhe mbi të gjitha neni që detyron kryetarin e parisë që në rast se humb zgjedhjet e përgjithshmë të largohet dhe në rast se humb zgjedhjet lokale të kalojë në votëbesim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese