Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
57 %
3.1kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
7 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Gjykata e Lartë i dorëzon SPAK dosjen arkivore të vitit 2008, nisin hetimet për tragjedinë e Gërdecit dhe Fatmir Mediun

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Lartë i ka dorëzuar Prokurorisë Speciale SPAK dosjen arkivore të tragjedisë së Gërdecit. Materialet e regjistruara prej vitit 2008 kur ndodhi shpërthimi në fabrikën e demontimit të armëve në periferi të Tiranës, janë tashmë në duart e prokurorëve të posaçëm.

SPAK tashmë do të thellojë hetimet për shpërthimin e 15 marsit 2008, që u mori jetën 26 personave dhe la të plagosur qindra të tjerë. Gjithashhtu, Prokuroria ka në dorë dhe aktet dhe materialet e para të arkivuara në dosjen që mbahej në Gjykatën e Lartë.

Dorëzimi i materialeve vjen pas “dritës jeshile” që Gjykata e Posaçme e Apelit dha një muaj më parë. Magjistratja e posaçme Saida Dollani mori vendimin në Dhomë këshillimi, duke i hapur rrugë nisjes së hetimeve për tragjedinë e Gërdecit.

Familjarët e viktimave, specifikisht Feruzant dhe Zamira Durdaj, prindër të 7-vjeçarit që humbi jetën nga predhat, e akuzojnë Mediun si fajtor. Kallëzimi në SPAK që solli hapjen e kësaj dosje është bërë pikërisht nga çifti Durdaj.

Njoftimi per shtyp nga SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr. 205, datë 24.09.2021, të Gjykatës së Posaçme të Apelit, pasi ka tërhequr nga Gjykata e Lartë aktet e dosjes penale në ngarkim të z. Fatmir Mediu, ka regjistruar procedim penal për veprat penale:

– “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak, në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img