Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
2.1kmh
0 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
31 °
Sht
36 °
Die
36 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Gjykata e lartë e BE-së vendos që punonjëset myslimane të ndalohen të mbajnë shaminë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Lartë e Bashkimit Evropian, ka vendosur që punonjëset myslimane mund të ndalohen të mbajnë shami në vendin e punës. Ky vendim ka ardhur pas dy rasteve të raportuara në Gjermani ku dy gra myslimane u pushuan nga puna pasi filluan të mbanin veshje islamike.

Njëra prej tyre ishte kujdestare në një qendër të kujdesit për fëmijë, ndërsa gruaja tjetër punonte arkëtare në farmaci. Kur ato filluan punë nuk kishin vendosur shami dhe e vendosën atë pas disa vitesh. Punëdhënësit e tyre nuk e lejuan këtë gjë dhe kërkuan pezullimin e tyre ose të hiqnin shaminë.

Gjykata e BE-së në Luksemburg duhet të vendoste në të dyja rastet nëse ndalimi i shamisë në vendin e punës përfaqëson një shkelje të lirisë së fesë apo lejoheshin si pjesë e lirisë për të kryer një biznes dhe dëshirë për të prodhuar një imazh të ashtuquajturës neutralitet ndaj klientëve.

Vendimi i Gjykatës ishte se ndalime të tilla mund të jenë të mundura nëse justifikohen nga nevoja e punëdhënësit për të paraqitur një “imazh neutral”.

“Ndalimi për të veshur veshje të besimeve politike ose fetare në vendi e punës mund të justifikohet nga nevoja e punëdhënësit për të paraqitur një imazh neutral ndaj klientëve ose për të parandaluar mosmarrëveshjet shoqërore. Por, justifikimi duhet të lidhet me një nevojë të mirëfilltë nga ana e punëdhënësit”, tha Gjykata.

Çështja e hixhabit, shamia tradicionale e vendosur rreth kokës dhe shpatullave ka ngjallur polemika në Evropë për vite më radhë dhe ka nënvizuar ndarjet e mprehta për integrimin e myslimanëve.

Në një vendim të vitit 2017, gjykata e BE-së në Luksemburg kishte thënë që kompanitë mund të ndalojnë stafin të vendosin shami islamike dhe simbole të tjera fetare të dukshme. Asokohe ky vendim shkaktoi një reagim të madh midis grupeve të besimit.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img