Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
2.6kmh
0 %
Mër
13 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Gjykata e Lartë cakton datën për seancën e Lulzim Berishës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Lartë ka caktuar datën për shqyrtimin e çështjes ndaj Lulzim Berishës.  Kjo dosje pritet që të shqyrtohet nga anëtarët e Gjykatës së Lartë më 26 tetor, rekursin e Prokurorisë për lirimin me kusht te Lulzim Berishës në vitin 2016 nga Gjykata e Durrësit.

Rekursi i prokurorisë mbeti në pritje për shkak të bllokimit të Gjykatës së Lartë nga mungesa e anëtarëve, të saj për më shumë se 3 vitesh.

Në 4 shkurt 2020, OFL i la 48 orë kohë Lulzim Berishës që të justifikonte pasurinë e tij, pasi dyshohet se e ka vënë mbi aktivitete të paligjshme.

Lulzim Berisha sapo mori formularin e vetëdeklarimit e plotësoi, duke deklaruar se është administratori i dy bizneseve.

Një biznes është bar – kafe, ndërsa biznesi tjetër merret me shitjen e naftës dhe quhet “RAJAN 2007”.

Këtë biznes Lulzim Berisha ka deklaruar se e ka së bashku me dy motrat e tij, Luljeta Berisha dhe Enkelejda Shoshi, ku vetë Lulzim Berisha zotëron 40% të aksioneve, ndërsa motrat e tij zotërojnë pjesën tjetër.

Në këtë biznes, Berisha ka pranuar se furnizon me karburant të gjitha anijet e peshkimit që që operojnë në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë. Ai ka treguar se karburantin që furnizon anijet e peshkimit e siguron nga shoqëritë e ndryshme si Kastrati Group, Eida Euro-Petrol Durrësm Gega Oil etj.)

Sakaq, ai ka pranuar se pjesë e pasurisë së tij është edhe një autoveturë BMË, të cilën e ka  të blerë  në shumë 1 milonë lekë, në vitit 2019, të cilën SPAK ia sekuestroi.

Motra e tij pasi doli vendimi i OFL për vetëdeklarimin e pasurisë nga Lulzim Berisha, deklaroi për neësbomb se i vëllai i saj kishte ndryshuar dhe nuk merrte më pjesë në veprimtari kriminale.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img