Gjykata e Lartë e Britanisë së Madhe sapo ka marrë vendimin se parlamenti skocez nuk mund të ndërmarrë një nismë të dytë referendare për pavarësinë nga Britania pa një konsensus nga Westminster.
Çështja u dërgua në Gjykatë pasi Nikola Sturgeon, ministrja e parë e Skocisë vuri në plan mbajtjen e një referendumi të dytë në 19 tetor 2023.
Por presidenti i Gjykatës së Lartë Lord Reed tha të mërkurën: Parlamenti skocez nuk ka fuqi të marrë një vendim për pavarësinë e Skocisë nëpërmjet një referendumi”.
Kjo do të thotë se këshilli i lartë legjislativ skocez nuk mund të nxjerrë një ligj që ta kalojë në parlamentin skocez.
Vetë qeveria britanike e ka kundërshtuar një votim të dytë për pavarësi. Eshtë për ta një cështje që i përket Westminster.
Kreu i gjykatës duke lexuar një pasazh nga vendimi tha se gjykata nuk është pyetur të japë një pikëpamje të një cështjeje politike nëse Skocia duhet të jetë një vend i pavarur.