Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
0kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Gjykata e la në burg, zbardhet dëshmia e ish-policit Koço Buzo që vrau gruan: S’e mbaj mend, shokët më thanë se ajo vdiq

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish- polici Koço Buzo ka dhënë dëshminë e tij sot në gjykatë, lidhur me vrasjen e gruas së tij, ku është shprehur se nuk mban mend asgjë nga dita ku ndodhi krimi.

Madje në dëshminë e tij ai ka deklaruar se vrasjen e gruas, Liljana Buzos e ka marrë vesh nga shokët e tij dhe se kishin 6 muaj që nuk flisnin me njëri-tjetrin.

“Nuk e mbaj mend, s’kam qenë unë, nuk kam qenë në shtëpi. Gruaja ka qenë në Tiranë, kam 6 muaj që nuk flas me të. Vrasjen e mora vesh nga shokët në polici”, ka thënë Buzo para trupës gjykuese.

Për shkak se Buza ka dhënë dëshmi të ndryshme, ai do i nënshtrohet akt ekspertimi mendor. Nuk dihet nëse kjo është një “lojë” e tij për t’i shpëtuar drejtësisë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së enjtes, ku e ndjera Liljana Buzo sapo kishte dalë nga gjykata e Elbasanit, pasi çifti ishin në proces divorci.

58 vjeçari qëlloi 7 herë me kallashnikov 54 vjeçaren në prani të djalit të tyre, në momentin kur Liljana Buzo sapo kishte dalë nga seanca gjyqësore.

Gjatë krimit të rëndë mbetën të plagosur një kalimtar dhe avokati i së ndjerës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img