Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjykata e Krimeve të Rënda pranon: Gjykim të shkurtuar për Prokurorin Haxhi Giu

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Krimeve të Rënda pranon gjykim të shkurtuar për prokurorin Haxhi Giun. Gjykimi i shkurtuar është pranuar edhe për Aleks Shporin. Giu akuzohet për korrupsion aktiv ndërsa Shpori për korrupsion pasiv.

Prokurori Giu u arrestua me 29 mijë euro të cilat i mori nga Shpori për ndryshim akuze.

Shkak i arrestimit të tij u bënë dyshimet për përfshirjen në një aferë korruptive. Paraprakisht mësohet se Giu bënte korrupsion, me një të dënuar për trafik, në këmbim të parave, për lehtësimin e situatës ligjore ku ndodhej. Prokurori tentoi ta lehtësojë akuzën nga trafik në moskallëzim krimi.

Njëkohësisht në Shkodër u arrestuan edhe dy vëllezërit Aleks dhe Paulin Shpori, të cilët dyshohen se i dhanë paratë prokurorit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.