Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

Gjykata e Korçës lë në burg Anterio Kaloshin, shoku i Orges Bilbilit, i akuzuar për masakrën e Lushnjes dhe ngjarjen e Pogradecit

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

337794bbec02a325cee66c067add931a

Gjykata Korçë ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për Anterio Kaloshin, i cili u arrestua  dy ditë më parë në Tiranë.

Kaloshi i arrestuar si ekzekutori i ngjarjes së rëndë në Pogradec, ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj hotel ‘Volorekut’ më 8 gusht.

Sakaq, Anterio Kaloshi, mik i Orgest Bilbilit, ishte i shpallur në kërkim prej disa kohësh, pasi akuzohet si një nga autorën e masakrës në Lushnje.

Kaloshi, i cili prej tre vitesh ka qenë në këkrim nga policia, akuzohet se së bashku me Orges Bilbilin dhe Laert Haxhiun kanë kryer atentatin në Lushnje ku mbetën të vrarë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, ndërsa mbeti i plagosur Marius Xhepexhiu.

Atentati i 2017-ës, që mori emrin masakra e Lushnjes, dyshohet se kishte shkasë një ngjarje të vitit 2016, ku u tentua të ekzekutohej nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti.

Anterio Kaloshi mundi t’i shpëtojë policisë gjatë arrestimit të shokut të tij Orges Bilbili, në prill të 2020-ës. Ata jetonin bashkë në një apartament në zonën e “Xhamllikut”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img