Nuk ka vlejtur aspak apelimi i 3 kriminelëve serbë të luftës pasi edhe Apeli ka konfiremuar masën kapitale që ka në dispozicion për të ndëshkuar 3 protagonistët e ish Jugosllavisë.
Gjykatësit e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPI) konfirmuan në apel dënimet me burgim të përjetshëm kundër Vojadin Popoviçit dhe Ljubisha Bearas, të dy zyrtarë të lartë të ushtrisë serbo-boshnjake, për rolin e tyre në masakrën e Srebrenicës, kur mbi 8 mijë burra dhe djem boshnjakë u vranë përgjatë tre ditëve në vitin 1995.
Kjo masakër fitoi vëmendjen e mbarë botës asokohe, dhe ritheksoi mizoritë e regjimit serb. Dy ushtarakët u dënuan me akuzën për genocid dhe krime kundër njerëzimit. Gjykata dënoi edhe ushtarakë të tjerë të cilët e kishin çuar çështjen në apel. Kështu, Drago Nikoliç u dënua me 35 vjet burg, Radivolge Miletiç me 18 vjet dhe Vinko Pandureviç me 13 vjet burg.