Tirana
overcast clouds
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1kmh
100 %
Die
10 °
Hën
12 °
Mar
13 °
Mër
14 °
Enj
8 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

Gjykata e Durrësit jep masat e sigurisë për 14 të arrestuarit, dy vëllezërve Beqiraj u komunikohet “burgu” më vete

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masat e sigurisë për 14 personat e arrestuar tre ditë më parë, në kuadër të një operacioni të madh që u zhvillua në qytetin bregdetar, pas dhunimit të vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj.

Këta dy shtetas u përplasën me makinë në autostradën Tiranë-Durrës dhe njëri prej tyre u mor peng. Menjëherë Policia u vu në ndjekje dhe autorët u detyruan të lironin një nga vëllezërit që morën peng. Pendimi i tyre në polici zbardhi disa vrasje dhe ngjarje kriminale që kanë ndodhur në vend.

11 të arrestuarit të përfshirë në ngjarje kriminale janë njohur sot me masat e sigurisë, pasi togat e zeza kanë dhënë për ta “arrest në burg”. Po ashtu, masa e sigurisë “arrest me burg” është dhënë dhe për dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, të cilët kanë qenë të ndarë nga të arrestuarit e tjerë. Fatjon Hajdari ishte i vetmi që u la i lirë.

Më konkretisht, Gentian dhe Indrit Beqiraj dyshohet se kishin planifikiar të kryenin vrasjen e Aleksandër Lahos, i njohur si Rumi i Shijaku. “Rumi” ndodhej në makinë me ish-prokurorin Arjan Ndoj, kur iu krye atentat në vitin 2019.

Po ashtu vëllezërit Beqiraj dyshohet si të përfshirë krimin e rëndë të ndodhur në “Don Bosko” ku gjatë të shtënave me armë në një lokal në janar të këtij viti, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën katër të tjerë.

Dyshohet se vëllezërit Beqiraj kishin marrë porosi nga Kasandër Noga për vrasjen e një Edmond Crroj dhe dy nipërve të tij, por gabimisht gjatë të shtënave me armë mbeti i vrarë Erjon Çela. Ata kanë krijuar kushtet për kryerjen e atentatit por krimin kanë thënë se e ka kryer, Kevin Zeneli. Ky i fundit është ndihmuar më pas prej tyre për t’u arratisur jashtë shtetit.

Dyshohet se vëllezërit Beqiraj janë autorët e vrasjes së Arben Mërkurit, i ekzekutuar pesë muaj më parë pranë biznesit të tij në Sukth. Ndonëse nuk ka më tepër informacion nga autoritetet për këtë ngjarje, policia thotë se vëllezërit Beqiraj kishin marrë 3,500 euro paradhënie, për të marrë një ambient me qira pranë vendit ku banonte Mërkuri.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në koordinim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në vijim të punës së pandërprerë hetimore për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë,  organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Porositësi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. Gentian Beqiraj, 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  2. Indrit Beqiraj, 32 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  3. Flamur Bejko, 52 vjeç, banues në Durrës (punonjës i Policisë së Burgjeve, Durrës), për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  4. Pëllumb Hoxha, 52 vjeç,banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  5. Idajet Hoxha, 42 vjeç,banues në Bulqizë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  6. Armand Dalipi, 43 vjeç,banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  7. Fatjon Myrta, 52 vjeç, banues në Sukth, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
  8. Blerim Elezi, 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;
  9. Gentian Sheshi, 50 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;
  10. Kujtim Deliallisi, 64 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;
  11. Albano Hajdari, 38 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;
  12. Fatjon Hajdari, 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”;
  13. Armando Lama, 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”, i dënuar më parë po për këtë vepër penale;
  14. Altin Celami, 43 vjeç, banues në Tiranë (ushtarak në repartin e Pezë Helmës, Tiranë), për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;

Gjithashtu u referuan materialet shtesë në Prokurori, për shtetasin I. F., i arrestuar më parë në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.

Në vijim të operacionit “Porositësi” u shpallën në kërkim shtetasit:

  1. Agron Bejdolli,  51 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
  2. Aleksander Laho alias P. M., 49 vjeç, banues në Sukth, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
  3. Dritan Ferra F. alias D. M. alias D. P., 42 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
  4. Alban Skonja, 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per kryerjen e vrasjes” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
  5. Kevin. Zeneli, alias K. S., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale ‘’Vrasja’’, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Aktualisht është në kërkim ndërkombëtar, për një tentativë vrasjeje në Belgjikë.

Më shumë




spot_img






spot_img