Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
2.6kmh
75 %
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
E hënë, 29 Nëntor, 2021
spot_img

Gjykata e Durrësit dënon më 16 vite burg Ahmet Ajetin, atentatorin e Lul Berishës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4ad2b756c8acb28c356749ab25e51105

Gjykata e Durrësit dënon me 16 vite burg Ahmet Ajetin, atentatorin e Lulzim Berishës.

35-vjeçari Ahmet Ajeti tentoi të vrasë Lulzim Berishën, ish-kreun e bandës së Durrësit në vitin 2005.

Në seancat e mëparshme, Ajeti ka thënë para gjyqtarëve se kur u kthye në Shqipëri në vitin 2005, së bashku me mikun e tij Osman Karpuzin, kishte takuar dy persona, të cilët i dhanë një armë dhe i kishin thënë të vrisnin Lul Berishën.

“Në gusht të vitit 2005 erdha në Shqipëri pasi kërkoja punë. Erdha bashkë me Osman Karpuzin të cilin e njihja që nga viti 2001. Osmanin e kam njohur në luftën kombëtare të Maqedonisë. U ndalëm fillimisht në Tiranë tek një ndërtesë.
Aty takuam dy persona të cilët na thanë se mund të na siguronin punë. Por puna ishte në Durrës. Udhëtuam drejt Durrësit dhe na vendosën në hotel atje. Dy personat na thanë që ishte hoteli i tyre. Të nesërmen ata erdhën prapë dhe na sollën një armë bashkë me një fotografi. Na thanë këtë personin duhet ta vrisni. Më shumë biseduan me Osmanin”, ka rrëfyer Ajeti.

36-vjeçari ka dëshmuar se dy personat e kishin kërcënuar dhe i kishin detyruar të vrisnin Lul Berishën, por sipas tij, ai ishte vetësakrifikuar duke u vetëplagosur për të mos kryer vrasjen.

“Por ne nuk donim të bënin vrasje. Ata na thanë s’keni shpëtim pa kryer veprën penale. Atëherë vendosa të vetësakrifikohesha. Kur Osmani doli për të blerë cigare unë mora armën dhe në hyrje të ndërtesës u vetëplagosa në anën e majtë në bark. U vetëplagosa pasi nuk doja të kryerja vrasje. Unë kisha ardhur në Shqipëri pasi jam kryefamiljar dhe vëllain e kam invalid të luftës.
Në spital erdhën dy personat dhe më thanë që nëse flet vëllain nuk do ta shikosh më. Më mori policia në pyetje, na ka ruajtur një polic në një shtëpi.
Policisë i thashë që jam përplasur në një sherr banal me disa persona dhe meë plagosën. Na ka shoqëruar polici që na ruante deri në dalje të Durrësit dhe ne u larguam”, mësohet të ketë thënë Ahmet Ajeti në Gjykatë.

Megjithatë këto deklarata të tij nuk kanë mjafuar për trupën gjukuese që ka vendosur ta lërë në burg për 16 vite Ajetin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img