Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjykata e Apelit lë në burg Valter Bamin për atentatin në Fushë Krujë

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Apelit lë në burg Valter Bamin për atentatin në

Valter Bami do të qëndrojë në qeli. Kështu ka vendosur Gjykata e Apelit, pasi ka shqyrtuar ankimimin që avokati i tij kishte bërë për të arrestuarin e vetëm të atentatin në Fushë Krujë, ku mbeti i vdekur shtetasi Ramazan Sino.

37-vjeçari u arrestua për armëmbajtje pa leje, si dhe si person i dyshuar për atentatin ndaj biznesmenit Gentian Bejtja ditë më parë në Larushk. Fatkeqësisht, nga plumbat mbeti i vrarë kunati Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e biznesmenit.

Nga ekspertimi, ka rezultuar se në dorën e majtë të këtij shtetasi ka pasur mbetje baruti dhe Valter Bami është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Operacionalja e ka lokalizuar atë në Nikël dhe ka kryer shoqërimin e më pas prangosjen.

Ai ka qenë duke lëvizur me një automjet Audi A7 kur është ndaluar nga efektivët e Forcës Operacionale. Më pas, mjetin e tij drejt Tiranës e ka marrë një nga efektivët, kurse 37 vjeçari ka qenë i prangosur në furgon derisa ka mbërritur në Drejtorinë e kryeqytetit.

© Pamje te publikuara nga Policia e Shtetit ne Facebook/Meta

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed