Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjykata e Apelit lë në burg Alda Klosin, avokati: Duhet të dalë nga qelia, derisa të provohet vërtetësia e deklaratës së pastrueses!

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Apelit lë në burg Alda Klosin, avokati: Duhet të

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg Alda Klosin, ish-zyrtaren e lartë të qeverisë shqiptare të cilës pastruesja ka deklaruar se i ka vjedhur mbi 500 mijë euro. Pavarësisht kërkesës për liri, togat e zeza e kanë lënë në burg Klosin.

Avokati i ish-zyrtares së lartë është shprehur për mediat se klientja e tij duhet të lirohet me masë më të butë sigurie, derisa të provohet vërtetësia e deklarimit të dhënë nga pastruesja Rozeta Dobi.

"Prokuroria para disa ditësh ka bërë sekuestron e një apartamenti. Një apartament në pronësi të ish-bashkëshortit, të cilin ai e kishte marrë në vitin 2021. Nuk e kuptojmë si ndodh kjo, kur ata kanë tre vite që janë divorcuar, prej vitit 2018.

Ka nevojë të provohet vërtetësia e deklarimit të dhënë nga Rozeta Dobi. Nuk mund të qëndrojë Alda Klosi në burg derisa të verifikohet kjo. Është jokorrekte dhe joligjore. Të pretendosh akuzë për pastrim të produkteve të veprës penale, duhet që më parë të ketë ekzistuar një vepër penale", u shpreh avokati i Alda Klosit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu