Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Gjykata do kthejë vulën e PD-së në shkallën e parë”, Paloka: Ja kujt diplomati ja dërgoi vendimin një javë para gjyqit Olta Xhaçka

Shkruar nga Newsbomb
“Gjykata do kthejë vulën e PD-së në shkallën e

Deputeti demokrat, Edi Paloka, pretendon se ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka informuar më herët ambasadorin e Serbisë, se më 3 mars Gjykata e Apelit do të kthejë vulën e Partisë Demokratike në shkallën e parë.

Duke i kërkuar falje personit që i’a ka treguar këto mesazhe, Paloka thotë se për këto gjëra kaq të rënda nuk mund të heshtë dhe se për këtë vendim të marrë nga gjykata ishin parapërgatitur.

“Ka dalë së fundmi një komunikim ku rezulton që Olta Xhaçka që i ka thënë një ambasadori që vendimi për gjyqin është marrë dhe do ta kalojmë në shkallë të parë. Ky mesazh ka dalë një javë më parë që të zhvilohej gjyqi.

Ajo që po ju them është që ta dini se ambasadori ëpr të cilin bëhet  fjalë ëshë ambasadori i Serbisë. Ai mesazh që ka dalë ka ardhur nga dikush dhe unë i kërkoj ndjesë se na ka kërkuar ta dekonspirojmë këtë pikë, se do të merret vesh. Por për gjëra kaq të rënda nuk mund të hesht”, tha Paloka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese