Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
2.1kmh
75 %
Sht
22 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Gjykata “çon në shtëpi” numëruesit e votave në Elbasan, Prokuroria i donte në burg dhe paralajmëron rekurs

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot masat paraprake të sigurisë për numëruesit e votave të zgjedhjeve të 25 prillit. Me kërkesë të Prokurorisë, Erald Karriqi, Ylli Kukaj, Durim Alla, Erjon Dashi, Mili Vasku dhe Olgert Alla u arrestuan nga Policia dhe sot kanë dalë para togave të zeza. Nër kërkim janë Oltion Bajrami dhe Eduart Zito.

Sipas Prokurorisë, tetë numëruesit e QV nr.2780 dhe QV nr.2796,KZAZ nr.53, Qarku Elbasan, kanë shënuar në tabelën e rezultatit numër më të madh votash për një apo më shumë kandidatë të të njëjtit subjekt zgjedhor, krahasuar me numrin real të votave që u gjendën në kutinë e votimit.

albsig

Pavarësisht kërkesës së organit të akuzës, sot Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për gjashtë numëruesit e arrestuar. Ata akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” dhe deri në përfundim të hetimeve do qëndrojnë në shtëpi.

Numëruesit Erald Karriqi, Ylli Kukaj, Durim Alla, Oltion Bajrami, Eduart Zito, Erjon Dashi, Mili Vasku dhe Olgert Alla kanë mbajtur qëndrim mohues duke paraqitur alibinë se veprimi është kryer me pakujdesi apo dhe në kushtet e lodhjes ndërkohë që kanë qenë vetë ata që kanë pranuar detyrën e administratorit të zgjedhjeve në rolin e numëruesit të votave.

Në këto kushte organi procedues çmonte se, ndaj tyre duhet të caktohej si masës sigurimi me karakter shtrëngues ajo e “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ,si masa më e përshtatshme që ju shërben interesave të hetimit në tërësi të kësaj çështjeje.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img