Hapësire reklamuese

Politikë

Gjykata Administrative vendosi për lirimin e zyrave, FRD u dërgon sërish letër bashkisë Tiranë, kryeministrit Rama, ambasadores Kim dhe Ilirjan Celibashit

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata Administrative vendosi për lirimin e zyrave, FRD u dërgon

Ditën e sotme Gjykata Administrative vendosi të pushojë çështjen për ankimimin e kreut të FRD-së Sali Shehu, duke e detyruar partinë e këtij të fundit që të lirojë zyrat që janë në pronësi të bashkisë së Tiranës.

Pas këtij vendimi, FRD i ka dërguar sërish letër kryeministrit Rama, kryebashkiakut Veliaj, ambasaodres amerikane Yuri Kim dhe kryetarit të KQZ-së Ilirjan Celibashi.

Në letër thuhet se FRD ka të drejtë të pajiset me zyrë pasi ka marrë më shumë se 1% të votave në 3 zgjedhjet e fundit, ndërkohë që informon se çështja është ende në gjykim.

Sipas FRD, kontrata e qirasë zgjat për sa kohë partia politike përmbush kushtet e përcaktuara, ndaj sipas ligjit, FRD ka të drejtë të qëndrojë në ato zyra.


Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu