Hapësire reklamuese

Politikë

Gjykata Administrative rrëzon KAS: Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjobitet me 750 mijë lekë!

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata Administrative rrëzon KAS: Kryebashkiaku i Tiranës Erion

Gjykata Administrative ka rrëzuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksionave, që i hoqi gjobën 750 mijë lekë (të vjetra) kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, e vendosur nga KQZ-ja promovimin e aktiviteteve të ndaluara 4 muaj para zgjedhjeve.

Ankesa në KQZ u bë nga përfaqësuesit e opozitës dy muaj para zgjedhjeve, për dhurimin e disa çelësave të shtëpive të reja për të pastrehët e tërmetit. Organi përgjegjës për zgjedhjet në vend e gjeti të bazuar këtë kërkesë dhe gjobiti Veliajn.

Ky i fundit ankimoi vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, i cili rrëzoi gjobën e vendosur nga KQZ. Çështja u dërgua në Gjykatën Administrative dhe sot kemi një vendim. Gjoba në vlerën e 75 mijë lekëve (të reja ose 750 mijë lekë të vjetra) do të qëndrojë në fuqi.

“Shton 5 vila në pandemi, kandidon për kryeministër. Shet nga 3 herë apartamentet me mashtrim, kandidon për deputete opozite, por kur bën detyrën tënde sipas ligjit duke strehuar 17 familje që flinin në çadra, të gjobisin. Gjoba do apelohet, por puna në Tirane nuk ndalet nga gjumi!”, shkroi Veliaj në rrjetet sociale.

Kjo është akuza ndaj Lulzim Bashës, e cila bëri që Veliaj të dërgohej në KQZ nga përfaqësuesit e opozitës dhe rrjedhimisht të gjobitet.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.